back to top
Saturday, March 7, 2026
Google search engine
HomeSportBologna dorëzon ofertën e parë për Kristjan Asllanin

Bologna dorëzon ofertën e parë për Kristjan Asllanin

Trajneri Vincenzo Italiano ka kërkuar me ngulm afrimin e Asllanit te Bologna, duke e konsideruar atë një profil ideal për projektin e tij teknik. 13 milionë euro janë në tryezën e Interit.

Kristjan Asllani mund ta ketë të ardhmen larg Interit. Sipas mediave italiane, Bologna ka bërë ofertën e parë zyrtare për mesfushorin shqiptar, duke e vlerësuar kartonin e tij në 13 milionë euro.

Trajneri Vincenzo Italiano ka kërkuar me ngulm afrimin e Asllanit, duke e konsideruar atë një profil ideal për projektin e tij teknik. Ish-lojtari i Empolit dhe aktualisht pjesë e Interit, është vlerësuar për disiplinën taktike që ka treguar, pavarësisht moshës së re dhe hapësirave të kufizuara në formacionin zikaltër.

Interi ndodhet përballë një dileme, të përfitojë nga oferta prej 13 milionë eurosh, apo ta mbajë në skuadër si pjesë e planeve të trajnerit të ri, Cristian Chivu. Vendimi për të ardhmen e Asllanit pritet të merret pas disa ditësh, me Interin që u eliminua nga Kupa e Botës për Klube.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments