Asnjë ceremoni. Thjesht ekspozime veprash të Ismail Kadaresë, të tilla, si vepra e tij e parë e botuar në 1954: “Frymëzime djaloshare”, botimi i parë dhe i dytë i “Argjiro”-së, botime të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, botime të “Koncert në fund të dimrit”, apo botimet e plota të veprës së shkrimtarit në Shqipëri dhe në Kosovë.
Kështu është përkujtuar shkrimtari Ismail Kadare në shtëpinë-muze të tij në Tiranë në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta.
Asnjë ceremoni. Thjesht ekspozime veprash të Ismail Kadaresë, të tilla, si vepra e tij e parë e botuar në 1954: “Frymëzime djaloshare”, botimi i parë dhe i dytë i “Argjiro”-së, botime të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, botime të “Koncert në fund të dimrit”, apo botimet e plota të veprës së shkrimtarit në Shqipëri dhe në Kosovë.
Kështu është përkujtuar shkrimtari Ismail Kadare në shtëpinë-muze të tij në Tiranë në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta.Në Gjirokastër, nuk ishte planifikuar asnjë aktivitet, edhe pse qyteti i detyrohet jo pak shkrimtarit I cili e lidhi emrin e saj me një prej kryeveprave të tij.
Në një vjetorin e vdekjes se Ismail Kadaresë, banesa e tij sot te jep pamjen e një dite të zakonshme. Në një vit e gjysmë kjo banesë që ka marrë emrin Muzeu Ismail Kadare, ka patur një rritje te konsiderueshme të vizitorëve, kryesisht të huaj
Shkrimtari gjirokastrit dhe një prej miqve të Kadaresë Odise Kote, nënvizon lidhjen e fortë mes shkrimtarit dhe qytetit, ku secili I dha diçka njëri tjetrit
Për Koten, dy amanetet e mëdha të Ismail Kadaresë mbeten sot të paplotësuara. Rikthimi shqiptarëve në identitetin e tyre të vërtetë kombëtar dhe mbrojtja e gjuhës



