Bashkia e Pukës bën me dije se tërmeti 4.7 rihter që lëkundi mbrëmjen e djeshme disa qytete të vendit dhe ishte me epiqendër pranë Pukës, ka shkaktuar probleme. Disa pallate në lagjen e muzeut dhe te 5 pallatet, sipas banorëve janë plasaritur.

Ekipet e emergjencave kanë dalë në gatishmëri, ndërkohë që dëmtimet në oxhaqet e pallateve janë të dukshme. Plasaritje dhe rënie suvash ka dhe në spitalin e qytetit.

Bashkia Pukë – Informacion paraprak

Pak minuta më parë Puka ka përjetuar një lekundje të fortë sizmike. Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës,  ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km.

Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkohë që janë porositur administratorët dhe kryepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut,  dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkohë janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve. Plasaritje dhe renie suvash ka dhe në spitalin e qytetit.

Inkurajojmë të gjithë banorët të rimarrin veten me shpresen se nuk do kemi paslekundje dhe për çdo shqetësim të informojnë në numrat pa pagesë 128 ose 129. Faleminderit!

271779141 296975562467281 383952255849357255 n
Radari.al