Salmoni është një nga llojet më ushqyese të peshkut që ofron disa përfitime shëndetësore. I pasur me acide yndyrore omega-3, vitaminë B12 dhe ushqyes të tjerë esenciale, salmoni është i mrekullueshëm për shëndetin e flokëve dhe lëkurës por jo vetëm.

PËRBËRËSIT PËR DY PERSONA: 300 g salmon, 2-3 patate, 2-3 karota, kripë, piper, gjalpë, majdanoz dhe limon.

PËRGATITJA: Fillimisht presim patatet dhe karotat në copa të mëdha dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Pasi janë zbutur paksa i heqim me kujdes dhe i vëmë në tavë, ku kemi shtruar paraprakisht letër furre. Vendosim edhe salmonin dhe i lyejmë të gjitha më gjalpë të shkrirë. I spërkasim me pak lëngë limoni, piper, kripë, majdanoz dhe sipas dëshirës mund t’u shtoni edhe pluhur hudhre. I pjekim në furrë përreth 20 minuta në 220-230 gradë. Nëse doni për më shumë persona mjafton të shtoni përbërësit.

Radari.al