Jepet vendimi nga Gjykata e Lezhës për katër personat e arrestuar dy ditë më parë pasi akuzohen se kishin ngritur një laborator për falsifikimin e dokumenteve përmes përfitimit.

Është lënë në burg Pertef Musabelli, ndërsa 3 të arrestuarit e tjerë, Henri Haxhiraj, që është edhe vëllai i këngëtares së njohur dhe ish banores së ‘Big Brother Vip’, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga janë lënë në ‘detyrim paraqitje’.

Pas përcaktimit të masave të sigurisë, Gjykata e Lezhës ka shpallur moskompetencë, duke e kaluar çështjen për gjykim në Gjykatën e Tiranës, ku do të bëhet një rivlerësim i masës.

Musabelliu, Haxhiraj, Refugjati dhe Moriga u arrestuan këtë të enjte, pas një operacioni policor që u zhvillua në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan. Këta persona kishin ngritur laboratorë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, mashtrimeve kompjuterike dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Këto laboratorë shërbenin për falsifikimin dokumenteve të identifikimit me shtetësi të huaja, përkatësisht bullgare dhe spanjolle kundrejt shumë nga 500-300 mijë euro.

Radari.al