Kryeministri Edi Rama ka komentuar me të rinjtë e FRESSH ngjarjen e 8 janarit, ku protestues të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha tentuan të merrnin selinë e PD, ndërsa brenda ndodhej Lulzim Basha dhe zyrtarë të lartë të partisë.

Ai tha se PD u kthye në një kështjellë për të cilën disa luftonin për ta marrë dhe të tjerë luftonin për ta mbajtur.

“As një kilometër larg nga këtu, tek oborri i një partie politike që u kthye në sheshxhirimin e një reality shoë, me politikanë real por të arratisur në kohë diku andej nga mesjeta. Me godinën e selisë të kthyer në kështjellë, ku disa luftonin për ta marrë e të tjerë luftonin për ta mbajtur”, u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Radari.al