Dash Sula, deputeti i Partisë Demokratike dhe mbështetës i krahut të Lulzim Bashës në përplasjen me Sali Berishën doli me një version të ri mbi autorët se kush ishte autori i djegies së mandateve të opozitës në 2019-n. Deputeti demokrat tha se djegia e mandateve u mundësua nga Rama, Berisha dhe Meta.“Sepse nuk duhej që të bëhej reforma në drejtësi në Shqipëri. Nga 2013 e morën amerikanët dhe në 2016-2017 të bëhej reforma në drejtësi. Nuk i interesonte Ramës reforma në drejtësi, sepse ishte në pushtet dhe do t’i ndodhte si ajo në Rumani”, tha ai.

Dash Sula deklaroi se për këtë arsye, djegia e mandateve u konceptua si mjet për të penguar reformën në drejtësi.

“Nuk duhej të miratoheshin gjashtë ligjet. T’i themi gjërat siç janë. Reforma në drejtësi mund të jetë e kapur në elementë, por jo në sistem”, tha ai.

Radari.al