Mesdita e sotme në qytetin e Vlorës shënon temperatura të ngrohta dhe një mot me diell dhe kjo ka bërë që qytetarët të dalin shëtitje edhe të shijojnë bregdetin e rrezet e diellit.

Gjithashtu, trafiku i makinave përgjatë Lungomares ka qenë më i dendur, krahasuar me ditët e mëparshme, kur temperaturat kanë qenë të ulëta.

“Moti shumë i mirë, ka lezet, ka njerëz shumë, ishalla kështu qoftë çdo fundjavë”, shprehet një qytetare.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë një mot të qëndrueshëm dhe pa reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 14°C.

Radari.al