I pranishëm në takimin e FRESSH, me rastin e 30 -vjetorit të forumit rinor të PS, ishte edhe ish-ministri Ditmir Bushati. Në fjalën e tij ai i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e politikës pasi sipas tij vetëm kështu do të bëhet Shqipëria vend evropian.

“KRIZËN E PAPRECEDENTË QË PO PËRJETON OPOZITA DUHET TA SHOHIM SI SHQETËSIM POR EDHE MUNDËSI PËR TA BËRË PS-NË SI NJË MUNDËSI PËR NJË KULTURË TË RE POLITIKE.  NA DUHET T’I PËRGJIGJEMI DILEMËS: A ËSHTË MË E THJESHTË TË LARGOHESH DREJT GJERMANISË APO TË BËHEMI VEND I VËRTETË EVROPIANË. PËR KËTË NA DUHET JO VETËM TË JEMI PARTIA E TË RINJVE POR T’I BËJMË TË RINJTË TË FLASIN. TË NDËRTOJMË NJË EKONOMI TË DIJES, DUKE E VENDOSUR THEKSIN TE VLERA QË SJELL SHUMICA DHE JO TË PËRFITIMI I PAKICËS.  TALENTI DHE PROFESIONALIZMI NË POLITIKË JANË TË RËNDËSISHËM. APELI IM PËR JU SOT ËSHTË SE NËSE BESONI TE LODHJA E PËRDITSHME E POLITIKËS DHE JO TË INDIFERENCA E SAJ MOS NGURRONI TË BËHENI PJESË E SAJ”, THA NDËR TË TJERA BUSHATI.

Radari.al