Xiaomi Black Shark nga seri e 5-të e telefonave për gejmerë po arrin gjatë këtij viti, e tani janë bërë të ditur detajet e para.

Në rrjetin social kinez Weibo janë zbuluar informacione për modelin e ri, e në mesin e tyre është që atë do ta vë në punë procesori Qualcomm Snapdragon 888+.

Gjithashtu do të ketë ekranin e sheshtë të Samsung E4 AMOLED me frekuencë rifreskimi prej 144Hz, e bateria ka kapacitet prej 5.000 mAh që përkrahet nga mbushësi 120W.

Nëse këto specifika ju duken të njohura, kjo ndodh për faktin se janë pothuajse identike me modelin Black Shark 4S Pro.

Në anën tjetër, Black Shark 5 Pro do të duhej të kishte procesorin e ri Qualcomm Snapdragon 8 Gen 1, rezolucionin e ekranit QHD+ me frekuencë rifreskimi prej 144 Hz me kapacitet baterie prej 5.000 mAh.

Black Shark 4 ishte prezantuar në mars të vitit të kaluar, kështu duhet të presim edhe pak për ardhjen e pasardhësit. 

Radari.al