Një ditë pas kthimit nga nga vizita zyrtare në Maqedoni, presidenti i vendit, Ilir Meta, ka thirrur një konferencë urgjente për shtyp, e cila do të mbahet në ambientet e Presidencës.

Stafi i Metës njofton se konferenca do të mbahet në orën 12:30, ndërsa thekson se Presidenti do të jetë i hapur për çdo pyetje.

Konferenca e Metës zhvillohet një ditë pas kthimit nga vizita zyrtare në Maqedoni, ndërkohë që ambienti politik në vend është tejet i polarizuar.

Radari.al