Atdhe Xharavina do të jetë sonte i ftuar në “Glamour Zone”. Në faqen zyrtare të “RTV Ora” është publikuar videoja promo e emisionit, ku shihet se ai ka bërë deklarata të forta.

I pyetur se me cilën ndër vajzat do të flirtonte, Atdheu ka përmendur emrin e këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila është e lidhur me Donald Veshajn.

“Po a nuk do e kishe problem konkurrencën?”, e ka pyetur moderatorja Ester Bylyku, referuar aktorit. “Le të fitojë më i miri”, është përgjigjur Atdheu, duke i shpallur kështu “luftë” Donaldit.

Radari.al