Një ‘luftë ‘e hapur nisi mes ish banorit të ‘Big Brother Vip’ Meridianit dhe opinionistet Balina Bodinakut.

Ish banori i ‘BBV’ ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”. Ishte Donaldi ai që e nxori në nominim duke e çuar në garë me të dhe Ilirin.

Gjatë transmetimit të së premtes, Meridiani u përplas me fjalë të rënda me Balina Bodinakun, opinionisten e “BBV”. Ndaj nuk iu shpëtoi pyetjeve lidhur me sherrin që e patën së bashku.

“Çfarë mendimi keni për Balina Bodinakun, që dukshëm nuk është transparente në gjykimet e saj?, ishte pyetja që iu adresua ish banorit.

Ndërkohë, Meridiani e konsideroi Balinën si fanse të tij, duke shkruar:

“Nuk kam komente për fansat!”

Pas sherrit në studio dhe fjalëve të rënda ndaj opinionistes

Meridian Ramçaj nuk është më pjesë e “Big Brother Vip”, kjo për shkak të eliminimit të tij të premten e kaluar.

Radari.al