Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka nxjerrë pamje nga stërvitja në ujërat territoriale shqiptare në aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”.

Peleshi shkruan se në stërvitjen e NATO-s në detin Adriatik po marrin pjesë edhe forcat tona detare.

“Nga stërvitja e sotme e NATOS në detin Adriatik ku marrin pjesë edhe Forcat tona Detare. Kaluam disa orë me partnerët tanë të çmuar amerikanë në aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”.

Krenarë për aleancën tonë në NATO dhe partneritetin strategjik me SHBA. NATO. USA”, ka shkruar ai.

Radari.al