Situata kaotike në Partinë Demokratike është tema që po diskutohet sonte në emisionin Politiko.

Avokati Spartak Ngjela i pyetur se kush është i humburi në PD në këtë përballje, tha se në këto momente e djathta po merr vlera dhe se Basha pranohet nga amerikanët.

Ngjela: Po merr vlera e djathta sepse të djathtën e Bashës e pranon SHBA. Humbësin në këtë beteje nuk e kapim dot shpejt. Mbasi të kthjellohet situata dhe agresioni mes grupeve të jetë mbyllur s’ka rëndësi emri, e djathta shqiptare duhet të marrë pozicion perëndimor.

Radari.al