Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë Zhaneta Pirën, inspektore e KLGJ.

Trupa për shqyrtimin e Pirës ishte e përbërë prej Pamela Qirkos kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Alma Faskaj anëtare.

Pira u hetua nga KPK në tre kritere dhe është konfirmuar sot në detyrë.

Pasja apo jo e statusit të magjistratit prej inspektores së Këshillit të Lartë Gjyqësor Zhaneta Pira u debatua në seancën dëgjimore.

Siç doli në seancë vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ishin shprehur paraprakisht me mendimin, se Pira, e cila kishte punuar 9 vite si gjyqtare dhe 19 vite të tjera si inspektore në Ministrinë e Drejtësisë, ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe tani në KLGJ, nuk ishte subjekt rivlerësimi. Vëzhguesit po ashtu shpreheshin në mëndim se në rast se KPK e merrte në shqyrtim çështjen Pira duhej të shkarkohej pasi nuk plotësonte kriteret ligjore për tu konfirmuar.

Radari.al