Kalaja e Lezhës, aty ku historia ndërthuret me peizazhin është kthyer në një nga destinacionet kryesore më të vizituara.Kjo kala, një nga pikat historike për qytetin, është përzgjedhur nga turistët vendas dhe të huaj si Kështjella më e veçantë ende e paeksploruar.Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën të ditur se “gjatë periudhës janar-dhjetor 2021 kjo kala u vizitua nga 2.636 vizitorë, ose 1.822 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë”.Sipas DRTK Shkodër, kalaja shënoi 1000 vizitorë më shumë në vitin post pandemik.Kalaja e Lezhës ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane.Objektet më interesante për t’u vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.

Radari.al