Iva Tiço ka zbuluar për herë të parë një fotografi me të dashurin e saj.

Gazetarja e njohur shqiptare në shkurt të vitit të kaluar kishte konfirmuar se ka gjetur dashurinë e jetës duke mos bërë të ditur më shumë detaje rreth tij, por vetëm se ai ishte gjerman.

Që nga ajo kohë Iva ka qenë shumë e rezervuar dhe nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth lidhjes së saj madje as foto.

Një e tillë erdhi për herë të parë më në fund dhe mori vëmendjen e të gjithëve por as këtu ajo nuk zbuloi portretin e tij duke publikuar një foto ku shihen së bashku në piknik ndërsa partneri i saj shihet vetëm nga kurrizi.

‘’Me të mirat dhe me të këqijat e vitit të shkuar i kam mbajtur për vete.. gjërat që shtrihen në mes, janë postime Instagrami’’, ka shkruar Iva krah fotos.

Radari.al