Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka organizuar një ditë më parë një festë madhështore me rastin e 30-vjetorit të lindjes. Në festë ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të ekranit, të cilët nuk nguruan që të postonin foto e video në rrjetet e tyre sociale.

I ftuar ishte edhe Ermal Mamaqi, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij momente të ndryshme nga festa e Borës. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishin pamjet ku shfaqej këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj.

“Ajo nuk mundi ta shpëtonte Donaldin”/ Ermali poston videon me

Kjo e fundit është duke dredhur një cigare dhe bashkëngjitur me videon ai shkruan;

“Ajo nuk mundi ta shpëtonte Donaldin. Tani po dredh një cigare”.

Kujtojmë Semi është përpjekur shumë për të shpëtuar marrëdhënien e mikes se saj. Por sapo ajo doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” gjërat ndryshuan shumë, pasi Donald Veshaj vendosi që të lidhej me Beatrix Ramosajn.

Radari.al