Kryetarja Kuvendit Lindita Nikolla në një intervistë është pyetur në lidhje me pozicionin e presidentit të Republikës në rast se Ilir Meta do të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Le të presim vendimin në respekt të gjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Preferoj të mos bëj koment në këtë pjesë. Nëse e parasheh ne kemi gjithë detyrimin për të respektuar kushtetutën. Nëse ka ndonjë zgjidhje tjetër, nuk ka. Pasi kushtetua e ka të përcaktuar që e merr kryetari i parlamentit. Nuk ka zgjidhje tjetër. Është vetëm zgjidhja kushtetuese.

Unë patjetër kam detyrimin të zbatoj ligjin dhe kushtetutën e vendit. Por nuk dua që në prag të vendimmarjes së Gjykatës Kushtetuese nuk dua të marr të mirëqenë vendimin e saj. Zgjedhjet lokale të pjesshme duhet të mbahen sa kohë që ligji zgjedhor shikon që këto institucione nuk kanë ndjekur rrugën ligjore, kjo nuk është një eksperiencë e re në Shqipëri. Janë mbajtur edhe më parë zgjedhje të pjesshme në Shqipëri”, tha Nikolla ndër të tjera.

Radari.al