Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasi Bujar Tafa 55 vjeç, banues në Bërxullë.

Në rrugën “Jordan Misja”, shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar 55 vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.  

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Disponimi 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.  

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. 

Vihet në pranga 1 shtetas.

Sekuestrohen 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një automjet dhe një aparat celular.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ”Disponimi 2″, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. T., 55 vjeç, banues në Bërxullë.

Në rrugën “Jordan Misja”, shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin B. T., 55 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.  

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Radari.al