Për herë të parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar hapat që do ndërmerren nga ai pas protestës tek selia e PD-së.

Sipas Berishës tashmë do të kryhen dy lloj takimesh, për të përgatitur terrenin për protesta masive dhe tryeza të rrumbullakëta për të marrë mendimin e qytetarëve.

Foltorja u mbyll me Kuvendin. Tani do ketë takime. Takim të dy llojesh. Për largimin e narko shtetit dhe për protesta të fuqishme. Për përgatitjen e terrenit. Nuk mund të pajtohet ky popull me kufoma politike që u vjen era në të gjithë Europën.

Nuk mund ky popull.  Do ketë tryeza të rrumbullakëta ku do elaborohen mendime. Për fusha dhe probleme të ndryshme . Veprimtari multi dimensinale. Pa asnjë lloj dyshimi Selia do i kthehet PD” tha Berisha.

Ndërkohë Berisha ka pasur edhe një përgjigje për Escobar, pasi ky i fundit dënoi dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Berishës më 8 janar.

Shpreh keqardhje të madhe. Se në vizitën e parë unë thash që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elementë të tyre. Shqiptarëve është vendi me numrin më të vogël të kukullave në rajon. I kërkova të mos merret me kukulla. Mos mendoni që me deklaratën, do e ndihmonte. Por jo vetëm që nuk ndikoi në kuvend por shënoi një rekord të paparë. Tani përsëri thotë që unë punoj mirë, por i them tani si mund të punohet mirë me një njeri që merr vrasës e banditë brenda për të mbrojtur. Ju duhet të informoheni i them para. Por unë e ftoj Escobar që çdo dokument të  shkojë në gjykatë apo ta sjelli tek shqiptarët.

Ajo që është e rëndë dhe mendoj që duhet të rishqyrtohet. Të mbështetësh Bashën , jo vetëm që mbështet një kufomë politike, por është me keq se kjo. Është përçmim dhe shkelmim mbi politikanët e ri shqiptar. Se nuk lufton Sali Berishën duke mbështetur Bashën. Ata që e mendojnë këtë nuk i bëjnë llogaritë mirë. Por ky politikan është njeriu më i degraduar i politikës shqiptare. Jo nuk janë të tillë politikanët shqiptarë “ tha Berisha.

Radari.al