Partia Demokratike do të mbledhë ditën e shtunë në orën 16:30 Këshillin Kombëtar, ku do të diskutohet në lidhje me situatën e krijuar në protestën e 8 Janarit dhe vendimet e Kryesisë për përjashtimin e Sali Berishës dhe disa anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë me dije edhe rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit, që do të drejtohet për herë të parë nga Arta Sakja, e cila zëvendësoi të shkarkuarin Edi Paloka.

Rendi i ditës:

Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitur nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021.

Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Radari.al