Myslim Murrizi ka hedhur poshtë akuzat se ka fshehur 60 mijë euro.

Në fjalën e tij Murrizi është shprehur se këto akuza janë hedhur kundrejt tij për hakmarrje, teksa me dokumenta ka treguar pasuritë që disponon dhe paratë në llogaritë bankare.

“Nëse më gjetin 1 meter katror tokë, apo një leke pa deklaruar le të vijnë, po s’kam asnjë. Kjo është një shpifje ordinere e qëllimshme. E ka filluar vonë kjo që më akuzon që kam blerë makinë në 2011, sepse unë kam blerë makinë që në 2001 dhe deri në 2011 kam blerë 8 makina për veten dhe disa të tjera për familjarët e mi.

Unë nuk them që më kanë ardhur të ardhurat nga pensioni i nënës dhe babës tim që i kam gjallë, si këta plehrat e politikës që nuk guxojnë t’i përmendin. Unë kam bërë biznes. Ma gjeni është firma ‘Murrizi2009 ‘ nëse ka marrë pjesë ndonjë gjë në paratë publike. Shkoni tek Korda e Diellit keni 36 deputet me shtëpi dhe prona, pa patur asnjë biznes. Po kam pasuri, 6 hyrje në Kavajë, dhe ja ku është kontrata. Me 300 euro metrin e jap. Ka dyqane thotë, po dhe ja ku i kam dyqanet.

Në fund të këtij materiali unë jam ky që jam që nuk implikohem me asnjë lloj plehre. Unë kam 31 vite këtu dhe i njoh këta më mirë se sa i njohin njerëzit e shtëpisë së tyre. Bëhet fjalë për disa individë që japin prokurime publike, për ata që nuk e shikojnë kamionët me kokainë. Ligji i Lul Bashën ka filluar nga unë , po të shkojnë dhe të shikojnë ndonjherë nga vilat e Lulzim Bashës. E ftoj Prokurorinë e Tiranës. Kjo ështëe një çështje ushqim për mediat. Sa të jem gjallë do të bëj biznes. Kam 3 shtëpia dhe do t’i bëj 6. Nga 2001 deri në 2003 kam shitur hekur, dhe e bëj prapë atë punë. Të shkojnë t’i pyesin tregtarët e Lushnjes, burra të nderuar. “- tha Murrizi.

Radari.al