Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar një konferencë për mediat, mëngjesin e sotëm në orën 10:30. Mbledhja e komitetit vjen ndërkohë që ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid në vend.

Shtimi i rasteve duket se ka ardhur nga varianti i ri “Omicron”, i cili ka sjellë pasoja të njëjta në të gjitha vendet në botë ku po përhapet me shpejtësi. Shifrat rekord të ditëve të fundit vijnë gjithashtu edhe pas festave të fundvitit.

Pritet që Komiteti i Ekspertëve të njoftojë sot shtrëngim të masave ekzistuese. Një gjë e tillë u paralajmërua edhe disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se rishikimi i masave është i nevojshëm.

Radari.al