Kryeministri Edi Rama uron sot të gjithë efektivët në ditën e krijimit të organizatës së Policisë së Shtetit.

“Mirëmëngjes, dhe me përulje para kujtimit të dëshmorëve të saj si edhe respekt për të gjithë kontribuesit e saj, në këtë ditëlindje të Policisë së Shtetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.

Sot, më 13 janar Policia e Shtetit feston 109 vjetorin e krijimit të saj. Krijimi i Policisë shqiptare lidhet me shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar, kur më 13 janar 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës mori vendimin për krijimin e Forcave të Rendit.

Radari.al