Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksionit të pastrimit në disa qytete të vendit. Rama shkruan se patriotizmi fillon nga mbrojtja e mjedisit dhe duke e konsideruar tokën e atdheut si dyshemenë e shtëpisë.

“Faleminderit për të gjithë ata që çdo ditë angazhohen në Planin Kombëtar të Pastrimit

PATRIOTIZMI fillon nga mbrojtja e mjedisit të vendit tënd, duke e konsideruar tokën e atdheut dysheme të shtëpisë që e ke trashëgim nga ata që e banuan para teje dhe duhet t’ia lesh të pastër atyre që do të vijnë pas teje…

*momente nga pastrimi në Klos, Tepelenë, Skrapar, Kukës, Roskovec, Memaliaj, Krujë, Këlcyrë, Maliq dhe Delvinë”, shkruan Rama.

Radari.al