Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, në kuadër të 109-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit ka vendosur kurorë me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.

Ai i dorëzoi familjarëve të Dëshmorit të Policisë Saimir Hoxha, stemën e Policisë të gdhendur në dru, në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje. Nano ka uruar të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, me mesazhin: “Gëzuar 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Mirënjohje e falënderim për përkushtimin dhe sakrificat tuaja dhe të familjeve tuaja. Bashkërisht për sfida më të mëdha, në të mirë të qytetarëve”, tha ai.

Saimir Hoxha u vranë shtator të vitit të kaluar teksa ndodhej në krye të detyrës. Pas një operacioni për asgjësimin e lëndës narkotike në zonën e Kune Vain në Lezhë, ai bashkë me dy kolegët e tij ndaluan një kontroll një makinë që po i ndiqte nga pas.

Në automjet ndodheshin Aldi Rama bashkë me dy shokët e tij. 21-vjeçari pasi refuzoi kontrollin nxori pistoletën duke qëlluar në drejtim të Saimir Hoxhës.  Ai ndërroi jetë rrugës për në spital pasi një nga plumbat i preku zemrën. Autori qëlloi ndaj vetes pas 5 orësh ndjekje dhe vdiq një ditë më pas në spitalin e Traumës .

Radari.al