Nga prokuroria e Tiranës, pas 3 orësh dëshmi për protestës e 8 janarit, Sali Berisha i pyetur nga Klodiana Lala se kë pret që të arrestojë drejtësia, nuk ka dhënë një emër.

“E bën me shaka ti këtë pyetje, këta janë në kontroll të plotë. Këta edhe të duan të bjënë detyrën e ke parasysh ti si janë këta.

A mundet oficeri i gardës të qëndrojë i rrethuar nga vrasës dhe trafikantë. Por ky super frikacak don dhe vrasësit përreth si mjafton vetëm garda.

Mos harroni se kjo është lidhja më flagrante e zbuluar deri më sot e politikës me krimin, kot merreni ju me tha ky  në telefon tha ai, ky ishte me ta.

Fondamentalist, janë person që i kanë përkitur organizatave terroriste, persona që janë në hetim, në Siri dhe janë kthyer këta i  quaj unë fondamentalist.

Nuk kanë lidhje ata,  me… dua ta saktësoj se ka patur një keqinterpretim, interpretimi është vetëm ky. Çfarë duan ata në selinë e PD? ata janë mercenarë.

Bashës si jepte siguri mbrojtja nga garda. Qëndrimi i gardës, pranimi nga garda për një rrethim  të dytë ky është krim shtetëror”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh i gatshëm të dëshmojë në prokurori sa herë që ta thërrasin.

“Sa herë të më thërrasin do vij në prokurori, nëse thirrem edhe në gjykatë këtu është revolucioni të bëj gjyqin e krimit në Shqipëri”.

Radari.al