Atdheu foli në daljen e fundit publike për situatën e bujshme, marrëdhënien e tij misterioze me Bora Zemanin.

Atdheu bëri pikërisht atë që ka bërë së fundmi, ku mohoi lidhjen me Borën, por flet pafundësisht me nënkuptime për të, prandaj publiku vazhdon të mbetet i paqartë për marrëdhënien e tyre e cila përflitet se ishte dhe shkaku i ndarjes së moderatores me Bora Zemanin.

Duket se ish-konkurrenti i “Për’puthen” nuk ka të ndalur kur bëhet fjalë për dedikimet e tij të nënkuptuara për Bora Zemanin në rrjete sociale.

Së fundmi po qarkullon një video e postuar me humor nga menaxheri i VIP-ave Xhani Demika në ‘story’ të “Instagram”, ku Atdheu shfaqet duke kërcyer e duke shijuar muzikën në lokal.

Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmëndje është një frazë mbi video, ku Demika shkruan:

“Është i lumtur se këtë javë moti është me ngrica”

Ndërkohë, ish-konkurrenti i “Për’puthen” e ka ripostuar këtë video në llogarinë e tij, me mbishkrimin: “ Sa ftoht është bërë”.

Radari.al