Deputeti i PD-së, njëherësh edhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho ka ironizuar aksionin e Lulzim Bashës gjoja për veting të politikanëve, ndërkohë që vetë ka bashkëpunuar me të dënuar të drejtësisë, për të mbajtur selinë me dhunë.

“Kur Lul Brava të bëjë “vetingun” e politikanëve, për të cilin ka katër muaj që na mollois, çfarë do thotë për bashkëpunimin me këta dy të dënuar të drejtësisë për të dhunuar demokratët në 8 Janar? Po për ata nga vende të tjera që mbante në Seli? Apo këta janë të gjithë “akademike”?, shkruan Spaho.

Radari.al