Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja që po mbahet në selinë e PD me Kolegjin e Kryetarëve.

Bëhet me dije se disa nga kryetarët kanë kërkuar që kreu i PD, Lulzim Basha të dalë në terren dhe të takohet me demokratët.

Kësaj kërkesë Basha i është përgjigjur pozitivisht. Kryetarët këtë kërkesë e kanë bërë edhe për nënkryetaret, Sekretarin, Kryesinë, deputetët. Kryetarët e degëve thonë se është domosdoshmëri për situatën në të cilën ndodhet PD që të dilet në terren dhe të takohen me demokratët.

Kërkesa është bërë nga Lefter Geshtenja -Dega 7, Tiranë, Agron Kapllanaj – Dega Fier, Isa Sakja – Dega Kavajë dhe Xhevdet Amulli – Dega Shkodër.

Radari.al