Akuzat e rënda dhe gati asgjësuese nga ish-lideri i PD, Sali Berisha janë një fazë e dytë e betejës së tij me Lulzim Bashën.

Për gazetarin dhe analistin Arian Çani kjo situatë tregon se klavari i vuajtjeve në opozitë sapo ka filluar ndërkohë që PD siç shprehet ai edhe mund të zhduket.

Lidhur me lajmin se selia e PD do të shkatërrohet për tu ndërtuar kulla, Çani tha se është një lajm i sforcuar.

Pjesë nga intervista:

Çani duket se është hyrë në një rrugë pa kthim, edhe pse e kemi krahasuar me KPD-në e socialistëve të cilët e gjetën sërish akordin. Ka më shanse sipas jush për një ribashkim?

Çani: Do jetë shumë e vështirë për të gjetur gjuhën, por jo e pamundur. Katarsisi i Nanos para shumë viteve tregoi se kur je në pushtet gjuha gjendet. Pushteti josh të gjitha palët, ndërsa në rastin e PD është e vështirë sepse është në opozitë. Kalvari i vuajtjeve brenda opozitës sapo ka filluar. Do vazhdojnë palët duke mos krijuar një sigël të dytë, por nuk është e pamundur që edhe Berisha të pranojë të krijojë të krijojë një parti. Por nuk duhet të duket çudi nëse kemi një transformim total dhe kjo parti mund të zhduket.

Z. Çani po dëgjojmë akuza të rënda që duket sikur konfirmojnë të gjithë atë dyshim për z. Basha gjatë gjithë këtyre viteve. Sot p.sh doli akuza për ndërtim kullash në selinë e PD-së. Një opozitë në biznes, apo spekullime?

Çani: Nuk di të them sepse nuk jam gazetar investigativ, por mu duk pak i sforcuar si lajm. Po të isha në vend të Bashës do ta kisha menduar seriozisht këtë. Në Shqipëri morali nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Edhe nëse kullat ndërtohen do jenë në funksion të politikës. Duhet të kesh biznese që gjenerojnë para që të vish në pushtet.

Radari.al