Ministrja e shtetit për Rininë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi sot hapi inisterialin rajonal për Rininë dhe Arsimin ku pjesëmarrës ishin Ministrat e Arsimit dhe të Rinisë nga Ballkani Perëndimor.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje ministrja ka folur edhe për gazetarët, ku ka marrë edhe pyetje.

Ajo u pyet nga gazetarja se çfarë do të bëhet për të mbrojtur jetën e të rinjve?

Gazetarja: Një vit nga vrasja e Klodian Rashës çfarë do të bëhet për të mbrojtur jetën e të rinjve?

Kur vjen puna për tu marrë me pjesën e mbrojtjes apo sigurimit të të drejtave të të rinvje është ndërgjegjësimi. Kuptimi për mënyrën si ata duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për të drejtat e tyre por dhe institucionet në vetvete” tha Muzhaqi, duke mos e lidhur përgjigjen aspak me pyetjen.

Muzhaqi njihet për përgjigjet “jo të mira” le të themi, pasi shpesh është kapur me “gafa”, apo duke u munduar që t’i shpëtojë pyetjes së gazetarëve.

Radari.al