Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Sorrca ka përcjellë një mesazh për  8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë.

Në një postim në Twitter, diplomati i BE shkruan se të rinjtë shqiptarë janë liderët e së ardhmes së këtij vendi, duke theksuar dhe njëherë se BE mbështet Shqipërinë në arritjen e qëllimeve dhe ëndrrave.

“Gjatë 3 viteve të fundit, kam pasur rastin të shkëmbehem me shumë të rinj në mbarë Shqipërinë dhe mund të them se ju jeni liderët e së nesërmes dhe e ardhmja e ndritur e këtij vendi. BE është këtu  për t’ju mbështetur në arritjen e qëllimeve dhe ëndrrave tuaja! Shqipëria dhe #BE kanë nevojë për .vizionin,angazhimin & pjesëmarrjen tuaj për të ndërtuar një të ardhme më të mirë,më të gjelbër, më gjithëpërfshirëse & dixhitale. Si qytetarë të ardhshëm të BE ne duam të dëgjojmë zërin tuaj dhe të punojmë në formësimin e së ardhmes sonë të përbashkët. Gëzuar Ditën Komb.të Rinisë!”, shkruan Soreca.

Radari.al