Meritën për këtë e ka studioja “CouCou Design” nga Londra, e cila i sjell pronarët edhe më afër natyrës dhe ofron një oazë të vogël të vërtetë plot gjelbërim

Kopshti prej 30 metrash katrorë është konceptuar si disa tërësi funksionale, të lidhura bukur, ndërsa kryesori është sigurisht një sferë e vogël në të cilën është vendosur një karrige për pushim.

Një nga qëllimet ishte tërheqja e zogjve dhe insekteve, të cilat ndihmojnë në pllenimin e bimëve, por në të vërtetë na tregojnë për bukurinë e natyrës dhe sigurojnë një atmosferë medituese.

Projekti ka përfshirë edhe infrastrukturën tillë siç është ndriçimi dhe furnizimi me ujë për një hurdhë të vogël peshqish, por edhe thellësinë në të cilën duhet të mbillet secila prej varieteteve të zgjedhura për hapësirën e kopshtit.

Është konceptuar si një grup i rrathëve të prerë të pllakave të gurit. Rrathët, të cilat duken si trotuare të vogla pluskuese, shërbejnë si zona ecjeje, me një tavolinë dhe karrige të vendosura në njërin prej tyre.

Bashkë me këtë zonë për të pushuar, ka edhe një tjetër për të njëjtin qëllim dhe ndodhet brenda një sfere të thurur, e cila është një lloj instalimi arti i ngjashëm me folenë që i jep karakter plotësisht këtij kopshti urban.

Gjatë mbrëmjes, falë ndriçimit të integruar, kopshti bëhet si një skenë e vogël teatri ku zhvillohet shfaqja.

Radari.al