Për herë të parë janë publikuar fotot e ish-kryeministrit Sali Berisha në shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha, të cilin Berisha e akuzon si xhelatin më të madh që kanë patur shqiptarët.

Në foton e publikuar shihet Sali Berisha në hollin e shtëpisë së Enver Hoxhës, i cili shoqërohet nga gruaja e tij, Nexhmija. Pas Berishës, në mur qëndron e varur një pikturë e Nexhmije Hoxhës.

Berisha ka deklaruar gjithmonë se nuk e ka takuar asnjëherë personalisht Enver Hoxhën, por foto e publikuara tregojnë se ai jo vetëm që e ka takuar, por ka qenë edhe i ftuar në shtëpinë e diktatorit.

Gjithashtu edhe në disa foto të tjera të publikuara nga Fiks Fare tregohet Berisha në shoqërinë e Enver Hoxhës dhe familjes së tij.

Screenshot 9 2
Screenshot 10 2
Radari.al