Avokat Genc Gjokutaj tha mbrëmjen e së enjtes se Lulzim Basha është nën procedim nga drejtia në Belgjikë.

Sipas tij, bëhet fjalë për çështjen e Toyota Yaris dhe akuza nuk ka lindur për dëshmi të rreme apo për mungesë dëshmie. Por ka një procedim penal të mirëfilltë.

“Basha me refuzimin ndaj autoriteteve belge ka rënduar pozitën e tij. Ose shpjegimet t’i jepte këtu. Ai është listuar bashkë me të akuzuarit e tjerë” – tha Gjokutaj.

Ndërkohë, Syri TV ka publikuar letrat e përcjella nga oficeri belg ku rezulton se Lulzim Basha dhe 7 persona të tjerë janë në procedim penal nga drejtësia belge.

Burimi: Javanews

Radari.al