Për Ministrin e Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi “bereqeti” siç e quajti, i ditës së sotme është marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës për lejet e qëndrimit.

“Çdo shtetas shqiptarë në Kosovë, apo çdo shtetas i Kosovë në Shqipëri mjafton plotësojë një formular, të ketë një ID dhe të deklarojë një adresë të përshtatshme, menjëherë pa asnjë procedurë shtesë ai merr lejen 5 vjeçare dhe më pas që do i takojë leja e përhershme pa patur nevojë për të bërë aplikim tjetër”.

“Por më e rëndësishmja në këtë pikë është fakti që tashmë kjo leje qëndrimi unifikohet dhe është e njësuar me lejen e punës, një kalvar që të dy shtetasit tanë në të dy anët e kufirit në fakt e kanë hequr në kurriz deri më sot. Do të thotë që pa asnjë dokument, vetëm kjo leje qëndrimi që merret me kaq lehtësi saç e përshkrova unë çdo shtetas ka të drejtë të punojë në të dy anët e kufirit. Pra nuk ka nevojë për asnjë aplikim, për asnjë dokument për të marrë leje punë për të punuar një shtetas i Kosovës në Shqipëri apo një shtetas i Shqipërisë në Kosovë”.

Radari.al