Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ironizuar kreun e demokratëve Lulzim Basha, i cili citon shpesh marrëdhëniet e tij me SHBA-të.

Në një postim në Facebook, Topalli shkruan se Basha jo vetëm gënjen për marrëdhëniet e tij me SHBA-në, por i ka aq të mira sa nuk ka arritur dot të marrë një vizë për të udhëtuar.

Postimi i plotë:

“Nuk ka person tjeter si une (qe per shkak te marredhenieve me US) te arrinte nga perjashtimi tek pezullimi” Lb

Lulzimi jo vetem genjen per marredheniet unike te tij me US( qesharake ne fakt), por e verteta eshte se aq te mira ishin keta marredhenie sa Lb nuk mundte me marre as vize; E verteta eshte se ka disa vite qe nuk mundet me shku ne US.

2) Perjashtimi nga Parlamenti nuk varet nga lb

3) Pse tek ceshtja e lobingut te parave ( ceshtja Nick Muzin) i ndryshon cehrja lulzimit??

Koha do e tregoje.

Radari.al