Një ekspozitë e re është hapur këtë javë në Londër për të eksploruar jetën, muzikës dhe trashëgiminë e kantautores britanike Amy Winehouese, një dekadë pas vdekjes së saj në moshën 27-vjeçare.

“Amy: Beyond the Stage” i muzeut ‘London Museum’ gjurmon historinë e karrierës së saj të hershme përmes regjistrimeve dhe fletoreve të saj adoleshente për të dhënë një pasqyrë të krijimtarisë së saj.

Ndihmës kuratorja e ekspozitës Maria McLintock tha se Winehouse, e cila vdiq nga mbidoza e alkoolit në korrik 2011, kishte lënë një trashëgimi të pasur dhe të larmishme në muzikë dhe modë.

“Ajo që ne jemi përpjekur të bëjmë është të tregojmë historinë e saj si një person krijues, si një muzikant i jashtëzakonshëm, si një ikonë e modës, por gjithashtu të përfshijmë objekte të rralla për të cilat ndoshta fansat e saj kanë dëgjuar, por nuk i kanë parë më parë”, tha ajo. .

Ekspozitat përfshijnë tekste të shkruara me dorë nga demo të papublikuara dhe kitarën e parë që ajo bleu si adoleshente.

Radari.al