Në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës nuk munguan as batutat.

Kryeministri Edi Rama iu drejtua dy ministrave të Brendshëm, duke i pyetur përse vendosin afate 5-vjeçare për marrjen e lejeve të qëndrimit.

“Pasi njerëzit të martohen duhet të vijnë ta konfirmojnë prapë lejen te ju”- tha Rama, ndërsa ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla sqaroi se afati vlen për kategori të veçanta dhe bëhet automatikisht.

Rama vijoi me batutat duke u sugjeruar ta heqin afatin ose përndryshe do të hidhet në votë.

Batutat

Rama: Një pyetje kam se gjithmonë e kam këtë kuriozitet se si funksionon racionalja e ministrit të Brendshëm? Pse e bëni këtë lejen 5 vjet psh. Do martohen njerëzit në bashkim familjar edhe pas 5 vjetësh do vijnë prapë te ju që tu konfirmojnë që janë prapë bashkë dhe do rrinë më gjatë. Pse nuk e hiqni? E marrin lejen për tu martuar nga familjet përkatëse, juve ju njoftojnë që janë martuar dhe do jetojnë në Kosovë ose Shqipëri, me këtë njoftim jepni lejen e qëndrimit.

Sveçla: Në shembullin që ju përdorët patjetër që nuk do ketë nevojë.

Rama: Po mirë, në cilin rast doni ju që të vijë prapë njeriu te ju?

Sveçla: Leja 5-vjeçare do të vlejë psh për studentët, të punësuarit, por nuk nënkupton se ai pas 5 vitesh do vijë prapë…Automatikisht do ti zgjatet.

Rama: Po hiqeni fare se duket si pengesë psikologjike. Hiqeni, si thoni…Mos ta heqim me votë këtu se dilni minorancë.

Çuçi: Nuk ka nevojë për votë, se i vëmë një zero mbrapa, i themi 50 vjet.

Radari.al