Para pak kohësh në mediat rozë, u përfol se Erjona Rusi dhe Flori Gjini nuk flisnin me njëri-tjetrin, dhe shkak për këtë u bë një “unfollow” në Instagram, që u përkthye në një konflikt mes moderatorësh.

Por si qëndron e vërteta? Kanë qenë vetë ata, që kanë sqaruar raportin e tyre gjatë emisionit të ditës së sotme, dhe nuk qenka aspak ashtu siç dukej.

“Emisionet tona janë të forta, dhe pas një teme shumë të fortë, Instagrami im është sulmuar”, tha Flori Gjini, që shtoi se ndenji disa kohë në qetësi, pa këtë rrjet social.

“Me rikthimin, unë Erjonës i kisha bërë follow, dhe ngaqë Erjona nuk e përdor Instagramin aq shumë, më kishte lënë tek request”, sqaroi më tej ai.

Nga ana tjetër, Erjona tha se ka gjëra më të rëndësishme në Shqipëri, se ata të dy. Sipas tyre, kjo kishte qenë arsyeja, që ata nuk kishin reaguar dhe e kishin shtyrë. Të dy thanë se nuk zihen, por diskutojnë, lidhur me punën.

“Vazhdojmë të jemi profesionistë, dhe ta vë,ë punën dhe këtë emision para çdo gjëje”, tha moderatorja, duke sqaruar kështu situatën.

Radari.al