Dashi

Të lindurit e Dashit janë njerëz shumë realë, të cilët nuk pranojnë të fshehin asnjë nuancë të personalitetit të tyre dhe kjo gjë i bën shumë të dukshme të metat dhe tiparet e tyre të pakëndshme si ndërhyrja në punët e të tjerëve. Këta njerëz mund të kenë sjellje prepotente dhe kontrolluese dhe e bëjnë fakt të kryer nevojën për t’u kujdesur për jetën e të tjerëve dhe t’u japin këshilla apo urdhra që nuk u kërkohen.

Peshqit

Peshqit, në pjesën më të madhe të rasteve, janë njerëz me qëllime të mira. E analizojnë shpesh jetën e të tjerëve duke kërkuar një mënyrë prë të qenë të dobishëm. Megjithatë, ndonjëherë dëshira e tyre për të ndihmuar është aq e madhe saqë përpiqen të marrin përsipër gjithçka dhe të bëhen një problem më vete. Edhe pse mund t’ju bezdisin, është mirë t’i trajtoni me respekt, sepse mund të bëjnë gabime ndërsa përpiqen t’i bëjnë gjërat siç duhet.

Binjakët

Binjakët janë analitikë dhe adhurojnë të flasin për çdo temë. Kur kuptojnë që dikush afër tyre po kalon një vështirësi, mania e tyre kontrolluese futet në lojë dhe fillojnë të mendojnë për një mijë zgjidhje. Më shumë kanë kuriozitet se sa dëshirë reale për të ndihmuar, kështu që bëhen të bezdisur për jetën e të tjerëve.

Radari.al