Kryeministri Edi Rama është takuar sot me një përfaqësi të fermerëve të cilët protestuan sot para parlamentit kundër paketës fiskale.

Rama shkruan se ka pasur dakordësi dhe ndasi në qëndrimet e tyre me të qeverisë, por thekson se do të takohemi së shpejti për të dëgjuar njeri-tjetrin.

“Ramë dakord që ndryshimi i qasjes së financimit nga qeveria është i duhuri😊
Por kemi dallime për mënyrën e re të adresimit dhe për këtë do të takohemi së shpejti me mendje të hapur për të dëgjuar njëri-tjetrin👍
Përgjithësisht duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe ky i sotmi është një shembull pozitiv për të gjithë ata që duan t’i zgjidhin problemet, e jo të bëjnë politikë të ulët me problemet🤝#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️”, deklaron Rama.

Radari.al