Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj fton përmes një njoftimi në Facebook qytetarët të bashkohen në zonën e Akërnisë për fillimin e punimeve të Aeroportit të Vlorës.


Të dashur bashkëqytetarë të mi,

Ju drejtohem Juve sot, si zëri i vetëm dhe më i rëndësishëm i qytetit, jo vetëm në vendimmarrjen e projekteve të mëdha, por edhe në mbështetjen e pakushtëzuar që keni ofruar, në kuadër të një Shqipërie drejt së ardhmes! 🙏🏻

Vlora, ka qenë dhe është, emëruesi i përbashkët i ndryshimeve pozitive, që janë zbatuar nga Kryeministri ynë Z. Edi Rama!
Në datën 28 Nëntor, në 109- vjetorin e Pavarësisë 🇦🇱, hapen punimet e kantierit, për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.🏗 ✈️
Le të mbetet kjo ditë e shënuar, simbolikë edhe e një ngjarjeje tjetër të rëndësishme, për shqiptarët dhe Shqipërinë!

Padyshim që ngjarje të tilla, janë multidimensionale për jetën e qytetit tonë, në drejtim të punësimit të të rinjve, asocimit të frymës së re, zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë jo vetëm brenda qytetit, prurjes së qytetarisë mbarëkombëtare, e mbi të gjitha, një imazhi më të mirë të vendit tonë!☀️🌊🏖🏡

📍Ju ftoj ditën e diel, ora 12:00 🕛, në Akërni, të bashkohemi për të qenë prezent gjatë çeljes së një dere ardhmërie më afër Europës, nën nderin e pranisë së Kryeministrit Z. Edi Rama!

Ky28Nëntordotëjetëndryshe! 🇦🇱🛫

Eardhmjaështëmëesigurtsekurrë!

Prefekti i Qarkut Vlorë
Flamur MAMAJ

Radari.al