Dosja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish zyrtarit të Lartë të policisë Jaeld Çela është regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

“Çeshtja ne ngarkim te te pandehurve S.T. dhe J.Ç., eshte derguar nga Gjykata e Larte dhe eshte regjistruar prane Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me date 24.11.2021 me nr. 47 regjistri themeltar” thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër me argumentin se gjatë procesit kundër Saimir Tahirit ka pasur shkelje procedurale.

Ndërkohë ditën e sotme do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese.

Tashmë çështja e Tahirit do të rigjykohet ku do të merret edhe vendimi përfundimtar. Dënimi i fundit që mori Tahiri ishte me 5 vite burg i konvertuar në 3.4 vite shërbim prove.

Radari.al