Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani”,  në Vlorë. Mësohet se një automjet tip” Land Rover”, me drejtues shtetasen V. T., është përplasur me një motomjet dhe si pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit.  

Drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Vlorë/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 20:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, një automjet tip” Land Rover”, me drejtues shtetasen V. T., është përplasur me një motomjet, drejtuesi i të cilit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve , jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Radari.al