27 emigrantë që ishin nisur drejt Mbretërisë së Bashkuar janë mbytur në kanalin pranë Calais në Francë, pasi varka me të cilën po udhëtonin u fundos.

një operacion shpëtimi po zhvillohet pasi një peshkatar dha alarmin për emigrantët.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme franceze, pesë persona të tjerë u nxorën pa ndjenja nga uji.

Kjo ngjarje vjen mes numrit rekord të emigrantëve që kalojnë këtë vend, shumë prej tyre edhe shqiptarë, të cilët synojnë të ndërtojnë jetën në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri francez Jean Castex e përshkroi mbytjen e anijes  një “tragjedi”, duke shtuar se ata që vdiqën ishin viktima të “trafikantëve kriminelë”.

“Lutjet e mia janë me të zhdukurit dhe të plagosurit, ata janë viktima të kriminalë që shfrytëzojnë problemet e tyre”, tha zoti Castex

Franck Dhersin, nënkryetari i infrastrukturës së transportit dhe porteve në rajonin Hauts de France dhe kryebashkiak i Téteghem tha se 24 trupa ishin gjetur jashtë Dunkirkut, por edhe disa të mbijetuar.

Deputetja konservatore për Dover and Deal, Natalie Elphicke, tha se incidenti ishte një “tragjedi absolute” ndërsa nënvizoi se varkat duhej të ndaloheshin që të hynin në ujë.

“Me afrimin e dimrit, detet do të bëhen më të ashpra, uji më i ftohtë, rreziku i humbjes së më shumë jetëve në mënyrë tragjike është më i madh”, tha ajo.

“Kjo është arsyeja pse ndalimi i këtyre kalimeve të rrezikshme është gjëja humanitare dhe e duhur për t’u bërë.”

Një numër personazh besohet se kanë arritur në Britani me varka të vogla të mërkurën, pasi shumë persona janë nxjerrë në breg në Dover nga zyrtarët e imigracionit.

Radari.al