Mesatarisht një person në ShBA i shpenzon rreth 3 orë në telefon çdo ditë.

Psikologët madje tregojnë se familjet shpenzojnë më shumë kohë në telefona gjatë kohës kur janë të mbledhur bashkë.

Kjo nënkupton se prindërit janë fizikisht prezent por e sakrifikojnë kohën e çmueshme me fëmijët e tyre për komunikim në internet.

Dhe në fund, janë fëmijët ata të cilët i vuajnë pasojat e dëmshme të një stili të tillë të jetesës.

Më poshtë, siç tregon Bright Side, i keni disa prej dëmeve serioze që përdorimi i tepërt i telefonit nga prindërit mund t’ua shkaktojë fëmijëve dhe zhvillimit të tyre.

Fëmijët mund të kenë probleme me zhvillimin social

Mungesa e vëmendjes prindërore jo vetëm se i bën fëmijët të kenë mungesë iniciative dhe të sillen keq, por ua dëmton edhe zhvillimin e trurit.

Fëmijëve u nevojitet ambient stabil për një zhvillim sa më të mirë të trurit.

Gjithashtu, mungesa e kujdesit së nënës mund t’i pengojë zhvillimet e tilla dhe të shkaktojë probleme psikologjike, siç është depresioni, abuzimi me substanca, etj.

Radari.al